Brickos

Grupi i të pakënaqurve në LV brenda këtij muaji do të vendosin për të ardhmen e tyre politike

Shqipe Pantina: Vetëvendosja ka një vendim të Këshillit të Përgjithshëm, ai vendim është që Albin Kurti të jetë kryeministër

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina i është përgjigjur deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendit, i cili tha se me Vetëvendosjen nuk do të ketë asnjë lloj marrëveshjeje, nëse postin për kryeministër nuk do ta ketë LDK-ja. Ajo thotë se  është ende herët të bisedohet për ndarje të posteve dhe kjo deklaratë e Kelmendit duket se  nuk e pasqyron qëndrimin LAA-së, meqë nuk kemi ardhur në fazën kur do të diskutonim për ndarjen e posteve. Me LDK-në kemi pasur takime vetëm për fazën programore, mirëpo besoj që janë njerëz tjerë që flasin për qëndrimin e LAA-së, dhe ky mund të jetë ndoshta vetëm mendim i Ramiz Kelemendit”, tha deputetja Shqipe Pantina, e cila konfirmoi  edhe një herë se Vetëvendosje mbetet e vendosur sa i përket postit të kryeministrit. Ne në Vetëvendosje kemi një vendim të Këshillit të Përgjithshëm dhe ai vendim është që Albin Kurti të jetë kryeministër sepse është personi më i votuar në zgjedhjet e qershorit”, përfundoi Pantina.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …