Kocijançiq

Zëdhënësja e BE-së, Kocijançiq, thërret partitë në Kosovë të veprojnë me përgjegjësi dhe të formojnë institucionet

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian,  Maja Kocijançiq, u bëri thirrje të gjitha partive parlamentare të Kosovës të veprojnë me përgjegjësi dhe të formojnë Kuvendin, të zgjedhin kryekuvendarin dhe të krijojnë qeverinë sa më parë që të jetë e mundur. Kosova nuk ka kohë për të humbur. Qeveria e re duhet të punojë drejt reformave që lidhen me sundimin e ligjit, ekonominë, të sigurojë liberalizimin e vizave, të luajë rolin e saj në rajon dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Kocijançiq për gazetarët në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Ministria e Bujqësisë: Mos i digjni hamulloret - praktikoni qarkullimin bimor

Djegia e arave po shkatërron tokën bujqësore dhe po rrezikon jetën e qytetarëve

Pas përfundimit të korrje-shirjeve, zjarret e qëllimshme në arat bujqësore po vazhdojnë të shkaktojnë dëme …