Nexhat Daci

Daci: Kuvendi nuk është vend për të bërë humor

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, e ka quajtur të pamoralshme kërkesën e Vetëvendosje që koalicioni PAN, të ndërrojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, Kadri Veseli me ndonjë kandidat tjetër nga ky koalicion. Ai ka theksuar se kjo kërkesë është sikur t’i tregosh dikujt kush “është zot në shtëpinë e vet”. Ndërsa duke folur për udhëheqësin e seancës, Adem Mikullovcin, ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci ka thënë se Kuvendi nuk është vend për të bërë humor. Në Kuvend ka rregulla të cilat duhet të respektohen. Mjerisht e filloi shumë keq kur tha ‘e mbylli seancën’. Dhe me ato recitime, unë e kuptoj që është njeri i artit dhe e respektoj, por udhëheqja e parlamentit nuk është vend ku bëhet hajgare as nuk është vend ku i lejohet gjithkujt të thotë çfarë të dojë. Ka rregulla është rregullorja është ligji”, ka theksuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj akuzon tre ministra të Qeverisë Kurti për korrupsion

Kryetari i Partisë Sociale Demokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuar tre ministra  të Qeverisë Kurti, për …