Kancelarja e Gjermanisë, Angjela Merkel ka kërkuar nga Turqia t’i liron 12 gjermanët e arrestuar

Kancelarja e Gjermanisë, Angjela Merkel ka kërkuar nga Turqia që t’i liron 12 gjermanët e arrestuar gjatë periudhës së fundit, të akuzuar për përfshirje në grushtshtetin e dështuar të vitit të kaluar, kundër presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Duke folur mbrëmë në një tubim biznesor në Nuremberg, kancelarja e Gjermanisë, Angjela Merkel tha se nuk ka “baza juridike” për arrestimin e 12 gjermanëve, të cilët janë paraburgosur për “akuza politike”, dhe nëse të burgosurit nuk lirohen së shpejti, Berlini do të “mendoj përsëri” për raportet tashmë të tensionuara me Turqinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Pas 5 tetorit, pa president të ri, Kosova mund të përballet me krizë kushtetuese

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka paralajmëruar se Kosova mund të hyjë në një krizë …