leoni

Sot dhe dy ditë nuk do të ketë transport të udhëtarëve në vend për shkak të mos subvencionimit të operatorëve në këtë sektor

Mediet në Serbi vazhdojnë fushatën propaganduese se në Kosovë ka filluar një valë e re e ikjeve të qytetarëve nga vendi

Mediet në Serbi kanë filluar fushatën e orkestruar propaganduese  se në Kosovë ka filluar një valë e re e ikjeve nga vendi. Pavarësisht se gjendja e regjistruar në vendkalime dhe nëpër autobusë që qarkullojnë në relacion: Prishtinë-Beograd, nuk hetohet ndonjë rritje e veçantë e numrit,  B92 raporton se qindra njerëz po ikin nga Kosova me autobusë për në vendet e Evropës Perëndimore. Ndërsa, Radio Televizioni i Serbisë raporton se eksodi i kosovarëve drejt Evropës ka filluar, për shkak të problemeve të shkaktuar nga politika dhe të rinjtë ndihen pa perspektivë, pa shpresë për jetë.  RTS u  bën thirrje të gjithëve shqiptarëve të ikin nga Kosova, pasi nuk paska përshpektivë.  Raportime të ngjashme pati edhe në disa medie të vendit, mirëpo policia e Kosovës dhe menaxhmenti i stacionit të autobusëve e kanë demantuar lajmin. Pavrësisht nga gjendja, nëpër stacione të autobusëve, vërehen shqipfolës që hapur nxisin eksodin, madje edhe të rinj të manipuluar, të tillë që para kamerave shajnë institucionet dhe bëjnë thirrje publike për ikje nga vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …