Enver Hoti i Nismës dhe Gani Dreshaj i AAK-së zëvendësojnë Pal Lekajn dhe Rrustem Berishën në Kuvend

Enver Hoti i Nismës dhe Gani Dreshaj i AAK-së zëvendësojnë Pal Lekajn dhe Rrustem Berishën në Kuvend

Pasi që Pal Lekaj dhe Rrustem Berisha pritet që pritet të bëhen ministra në qeverinë Haradinaj, ata do të zëvendësohen në Kuvend nga një kandidat i Nismës dhe një i AAK-së.  Enver Hoti i Nismës dhe Gani Dreshaj i AAK-së janë dy emrat që pritet të zëvendësojnë Lekajn dhe Berishën në Kuvend. Hoti dhe Dreshaj ishin ndër katër personat më të votuar të PAN-it në listën e pritjes. Tashmë dihet që Ramush Haradinaj do të largohet nga pozita e deputetit për të udhëhequr qeverinë, derisa pritet që po ashtu edhe Fatmir Limaj i Nismës të marrë post ministror. Siç ishte raportuar edhe më parë ata do të zëvendësohen me Nait Hasanin dhe Fadil Bekën, të dy nga radhët e PDK-së. Pas Hotit e Dreshajt, në listë të pritjes janë Bek Berisha, Muharrem Nitaj, Rafet Rama e Bali Muharremaj. Nëse ndonjë tjetër deputet prej PAN-it do të bëhet ministër këta, sipas radhës, do të mund të fitojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Sa i përket deputeteve, nëse ndonjëra prej deputeteve të PAN-it, bëhet ministre, në listë të pritjes janë Leonora Bunjaku e Valdete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …