Haradinaj: U bëj thirrje qytetarëve të Kosovës mos t'i marrin rrugët e dynjasë së ajo nuk është zgjidhje

Haradinaj: U bëj thirrje qytetarëve të Kosovës mos t’i marrin rrugët e dynjasë së ajo nuk është zgjidhje

Vetëm disa orë pasi që u zgjodh kryetar Kuvendi, Kadri Veseli, ka pritur në zyrën e tij të mandatuarin për kryeministër Ramush Haradinaj. Kryetari i AAK-së është caktuar mandatar për kryeministër nga koalicionit PDK-AAK dhe Nisma së bashku me AKR-në dhe Listën Serbe nga kryetari i Kosovës Hashim Thaçi. Haradinaj pasi doli nga zyra e Kadri Veselit tha se Qeveria e re do të formohet shumë shpejt ndërkohë që bëri një apel për të rinjtë e Kosovës. Ai tha se pas konstituimit të Kuvendit i pret edhe një sfidë tjetër ajo e formimit të Qeverisë ndërkohë që ka pranuar se gjendja në vend nuk është e mirë Haradinaj ka apeluar të rinjtë e Kosovës që mos të marrin botën në sy pasi  zgjidhja e vetme është këtu. “Mendojmë se kemi ditë gjithë mos me humb shpresën. Kjo besoj që është një sinjal për ata që se marrja e rrugës së dynjasë me autobusë nuk është zgjidhje. Ta shohin se zgjidhjen mund ta bëjnë në vend. Pra e kam fjalën për të rinjtë që po ikin. U bëj thirrje qytetarëve të Kosovës që zgjidhja është këtu siç ndodhi sot në Kuvend ashtu do të ndodhë edhe të ardhmen, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …