Katalonia

Qindra mijëra katalunjas demonstrojnë sot në rrugët e Barcelonës me kërkesë për shkëputje nga Spanja dhe shpalljen e pavarësisë

Sot në ditën kombëtare të Katalonjës, qindra mijëra mbështetës të pavarësisë pritet të zbresin në rrugët e Barcelonës për të marrë pjesë në një  demonstratë, me kërkesë për shkëputjen nga Spanja dhe shpalljen e pavarësisë së Katalunjës. Ish-ministri i Jashtëm i Spanjës, njëkohësisht ish-sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, thotë se kjo tingëllon si recetë për një krizë të paparashikuar dhe kaotike që kërcënon ta shtyjë vendin drejt ndarjeve. Situata ka dalë jashtë kontrollit dhe nuk jemi më ne një situatë të zakonshme konflikti ku politikanët hahen me njëri-tjetrin, por të paktën i respektojnë rregullat e lojës. Katalonasve u mbetet vetëm dëshira për një shtet të vetin.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …