KQZ-ja po shqyrton aktgjykimet e dërguara nga KGJK-ja lidhur me decertifikimin e kandidatëve për kryetarë komunash

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka i ka thënë KosovaPress-it, se KQZ është duke i shqyrtuar të gjitha aktgjykimet që janë dërguar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe beson që sot do të fillojë decertifikimi i kandidatëve për kryetarë dhe kandidatë për asamble komunale, të cilët në tri vitet e fundit kanë qenë të dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm. Ajo duke komentuar apelin e vendeve të QUINT-t, bërë KQZ-së, që të diskualifikojë, në pajtim me ligjin e Kosovës ata kandidatë për të cilët gjykatat kanë certifikuar dënimet përfundimtare në tri vitet e kaluara, ka thënë se është një kërkesë shumë legjitime dhe KQZ ka bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojnë me të gjithë ata që e kanë ndihmuar. Sipas saj, sot KQZ do të fillojë t’i shikojë aktgjykimet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në mënyrë që të zbatohet ligji në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve …