Naim Maloku

Naim Maloku, ka vlerësuar se kryeministri Ramush Haradinaj do të sjellë model të ri të punës në Qeverinë e re

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, ka vlerësuar se kryeministri Ramush Haradinaj do të sjellë model të ri të punës në Qeverinë e re. Ai ka thënë për “Epoka e Re” se Haradinaj do të jetë kërkues si dhe do ta shkarkojë cilindo ministër që nuk i kryen obligimet dhe përgjegjësitë. Ajo nuk do të varet nga Lista Serbe dhe Beogradi sepse, sipas tij, Haradinaj më parë do ta çonte vendin në zgjedhje sesa që do të shantazhohej nga Beogradi. Maloku është shprehur i bindur se Ramushi nuk do të bëjë lëshime në dëm të Kosovës për ta mbajtur pushtetin. Ai i ka bërë thirrje opozitës të ketë rol konstruktiv kur janë në pyetje çështjet shtetërore dhe nacionale.

Kontrolloni gjithashtu

Rigjykimi konfirmon fajësinë: Ish-milic Shaqir Lutvija dënohet sërish me 10 vjet burg për krime lufte në Prizren

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar sërish me 10 vjet burgim ish-milicin serb, Shaqir …