Qeveria e Kosovës e mban sot mbledhjen e parë të sajë në ora 18:00

Qeveria e Kosovës e mban sot mbledhjen e parë të sajë në ora 18:00

Kryeministri Ramush Haradinaj, pak orë pasi ka marrë detyrën, në 18:00 të mbrëmjes ka thirrur mbledhjen e parë të qeverisë së tij.  Njoftimi për mbledhjen e së hënës tashmë është bërë publik nga zyra e tij për informim. “Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.  Vendi: Ndërtesa e Qeverisë. Koha: 18:00”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë. Ndryshe, Ramush Haradinaj gjysmë orë para mesditës të së hënës ka pranuar detyrën e kryeministrit nga tashmë ish-kryeministri Isa Mustafa, me një ceremoni solemne. Ndërkaq, në ora 12:00 të së njëjtës ditë, kryeministri i ri kosovar ka pritur në takim ambasadorin amerikan Greg Delawie.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …