Vuçiqi arbitron bisedimet në Bruksel, Mustafa e Thaçi ulin kokat

Duke folur për mediet në Serbi, Kryeministri i këtij vendi,  Aleksander Vuçiq, ka deklaruar se kurrë nuk bie dakord që t’ju takojnë shqiptarëve pronat, në të cilat sipas tij ka investuar Serbia. “Unë nuk kam asnjë të drejtë të pranoj, as nuk mundem, as nuk dua e nuk ka gjë në këtë rruzull tokësor që do të më detyrojë për këtë”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve në Qeverinë serbe, një ditë pas dialogut me Prishtinën zyrtare në Bruksel, transmeton Telegrafi. Siç na kanë marrë Trepçën dhe Brezovicën dhe çdo gjë tjetër, dëshirojnë që me bekimin tonë të na marrin edhe Ujmanin (Gazivodën) dhe rrjetin e shpërndarjes së rrymës”, shtoi kryeministri serb. “Turqit po thonë se kur e kemi blerë këtë e kemi blerë edhe atë. Ata po gënjejnë , sepse për 15 vjet ata nuk kanë guxuar as të shkelin  në veri. “Kur e kanë parë se nuk e kam ndërmend ta ndryshojë qëndrimin, atëherë ata kanë pranuar tri qëndrimet tona dhe e patën Marrëveshjen e Brukselit. Kështu pra e dini të vërtetën për Marrëveshjen e Brukselit ka thënë mes tjerash Vuçiq, ndërkohë të Isa Muistafa dhe Hashim Thaçi heshtin si kurdoherë.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, …