Vuçiq: Ne si vend vet ia kemi dhënë legalitetin dhe legjitimitetin pavarësisë së Kosovës, me pyetjen që i kemi bërë GJND-së

Vuçiq: Vetë e kemi legalizuar dhe legjitimuar pavarësinë e Kosovës, me pyetjen që i kemi bërë GJND-së

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia e ka legjitimuar vet pavarësinë e Kosovës, kur ka dërguar pyetjen në Hagë mbi legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2009. Ai ka theksuar se ish-Ministri i Jashtëm Vuk Jeremiq i cili identifikohet me përpjekjen e Serbisë për ta kontestuar pavarësinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, kishte bërë të kundërtën për shkak të pyetjes së gabuar, ose siç ka thënë ai, pyetjes kriminale që e kishte dërguar në këtë institucion. “Sot e kemi një pozitë tjetër, ndryshe nga ajo që e kemi pasur, sot zëri i Serbisë dëgjohet përsëri. Mos më shtyni t’ua rikujtoj se nëpër çfarë kemi kaluar ne të kaluarën, për fat të keq vet ne si vend ia ka dhënë legalitetin dhe legjitimitetin pavarësisë së Kosovës, me pyetjen kriminale që e bëmë në vitin 2009, se e kanë pasur ata të drerjtë për ndarje apo nuk kanë pasur, para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Vendimi i GJND’së ishte nënçmues dhe katastrofal për ne” ka theksuar Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …