Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar Enver Pecin në krye të Gjykatës Supreme të Kosovës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar Enver Pecin në krye të Gjykatës Supreme të Kosovës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar Enver Pecin në krye të Gjykatës Supreme të Kosovës, njofton kumtesa presidenciale. Peci u zgjodh në këtë post me shumicë të votave të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në mbledhjen e datës 9 gusht 2017, ndërsa u dekretua në bazë të propozimit të KGJK-së. Mandati i kryetarit të Gjykatës Supreme është 7 vjeçar. Në betimin solemn para presidentit Thaçi, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, është zotuar se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do të ushtrojë funksionin e kryetarit me nder, përgjegjësi dhe paanshmëri, duke respektuar ligjet dhe etikën profesionale. Thaçi e uroi kryetarin e Gjykatës Supreme për detyrën e re dhe i ofroi atij përkrahje institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …