Daçiq: Kosova nuk mund ta heq barrikadën në urën e Ibrit

Ministri
i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se Qeveria e Kosovës
nuk mund ta zgjidh e vetme çështjen e veriut dhe as të heq barrikadën mbi urën
në lumin Ibër. Këto komente ai i ka bërë gjatë konferencës ‘Politikat evropiane
të sigurisë në udhëkryq’, që po i vijon punimet në Beograd. “Duhet ta kuptoni
realitetin, se Serbia nuk e ka sovranitetin e plotë në një pjesë të madhe të
Kosovës, por as Kosova nuk e ka sovranitetin në veri”, është shprehur Daçiq.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, më tej, ka theksuar se Serbia nuk e ka ndërmend ta
ndihmojë Kosovën të bëhet shtet i pavarur, meqë sipas tij, shqiptarët kanë marrë
njëanshëm vendimin e shkëputjes.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …