Brickos

Kronikë e përmbledhur e seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës

Seanca
e sotme në Kuvendin e Kosovës, në të cilën ishte paraparë të votoheshin amendamentet
kushtetuese për Gjykatën Speciale, është përcjellë nga debate të ashpra midis pozitës
dhe opozitës. Derisa, dy partitë e koalicionit qeveritar e kanë quajtur të
domosdoshme themelimin e Speciales, opozita është shprehur kategorikisht kundër
saj. Në përpjekje për të thyer qëndrimin refuzues të deputetëve, kryeministri
Isa Mustafa teksa ka paraqitur amendamentin për ndryshimet kushtetuese, ka thënë
se Dhomat e Specializuara do të merren me individë të caktuar dhe në asnjë rast
nuk do të merret me luftën e pastër të UÇK-së. Sipas tij, krijimi i kësaj Gjykate
do t’i shërbejë forcimit të sistemit të drejtësisë, duke shtuar se ajo nuk do
ta vë në sprovë pastërtinë e luftës së UÇK-së. Mbështetje votimit të kësaj Gjykate
i ka dhënë edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, sipas të cilit, nëse nuk
themelohet Gjykata Speciale, atëherë një gjë e tillë do të bëhet nga Këshilli i
Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në vazhdim të seancës, kryetarja e
Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu refuzoi të lexojë rekomandimin e
Komisionit që ajo udhëheq për Gjykatën Speciale, gjë që detyroi anëtaren tjetër
të këtij Komisioni, të lexojë rekomandimin në mbështetje të ndryshimeve
kushtetuese. Mbështetje të verbër për themelimin e Gjykatës Speciale kanë
shprehur shefat e grupeve parlamentare të PDK-së dhe LDK-së, përkatësisht Adem
Grabovci dhe Ismet Beqiri. Pamundësia për të pasur së votave të sigurta, ka bërë
që deputetët e PDK-së të mblidhen në hollin e Kuvendit për të shqyrtuar hapat e
mëtejshëm, ndërkohë që zëvendëskryeministri Thaçi ka propozuar votim të fshehtë
për amendamentet që i hapin rrugën Gjykatës së Veçantë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …