Shkup, paralajmërohen ngritje përmendoresh të reja sllave


Shkup po vazhdon pandërprerje sllavizmi i hapësirës së qendrës, përmes ngritjes
së përmendoreve të figurave e personaliteteve historike sllave. Një shoqatë
nacionaliste maqedonase nga Lerini, thuhet se ka dhuruar një përmendore të re që
parashihet të vendoset në qendër të qytetit. Partitë opozitare në Qytetin e
Shkupit kanë kërkuar sqarime sesa është vlera e kësaj përmendore dhe kush po i përgatit
këto skenare. Sipas opozitës, kjo shoqatë nga Lerini po dhuron përmendoren e
gjashtë, duke mos thënë asnjë mbulesë financiare për vlerën e tyre financiare. Derisa
po bëhen plane për vendosje përmendoresh të reja sllave, komuna Qendër në Shkup
nuk ka vendosur ende për fatin e tri përmendoreve të personaliteteve shqiptare
si Nexhat Agolli, Josif Bageri dhe Pjetër Bogdani. Ky projekt ishte përmendur prej
vitesh por deri më tani nuk është realizuar asgjë në këtë drejtim. Përndryshe,
projekti megaloman ‘Shkupi 2014’ ka harxhuar deri tash mbi 700 milionë euro, që
do të thotë se paratë e taksapaguesve shqiptarë në Maqedoni po shpenzohen për sllavizmin
vizual të Shkupit. Opozita në Maqedoni ka kritikuar këto projekte me kosto milionëshe,
derisa gjendja sociale në Maqedoni po shkon drejt përkeqësimit të vazhdueshëm,
sidomos në rajonet shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …