Brickos

Vazhdojnë investimet komunale në rregullimin e mirëqenies qytetare në Kaçanik

Komuna e Kaçanikut edhe më tutje po vazhdon rregullimin e infrastrukturës rrugore. Tashmë kanë filluar punimet në projektin “ Rregullimi i përroit afër Shkollës Fillore Idriz Seferi në Bob”. Realizimi i këtij projekti do të ketë një rëndësi të madhe sepse do të krijoj lidhje e qasje të reja të banorëve, ku do të lidh rrugën “Muhamet Zeneli” me rrugën “Vëllezërit Çaka” si dhe po ashtu edhe nxënësit do të kenë më të lehtë qasjen deri tek shkolla fillore.

Sipas menaxherit të projektit Ilir Koraqi, projekti do të kushtoj 25 mijë euro, kurse në fazën tjetër do të shtrohet edhe rruga që përshkon këtë pjesë, ndërsa është investim i tërësishëm i Komunës së Kaçanikut.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …