Bashkatdhetari nga Zvicrra, Naim Tahiri me vetë iniciativë e rregullon rrugën e fshatit Syriganë

Bashkatdhetari nga Zvicrra, Naim Tahiri me vetë iniciativë e rregullon rrugën e fshatit Syriganë

Me iniciativën e bashkatdhetarit Naim Tahiri nga Syrigana e Skenderajt, i cili jeton dhe vepron prej shumë vitesh në Zvicërr  dhe shumë përkrahësve të tjerë janë mbyllur 134 gropa në rrugën Runik-Syriganë. Kjo rrugë nuk është riparuar që nga koha e ish Jugosllavisë, për çdo vit merren iniciativa nga ana e banorëve të këtyre dy fshatrave për mirëmbajtjen e kësaj rruge. Donatori dhe iniciatori kryesor i kësaj nisme ka thënë së këtë punë e ka bërë vetëm për t’ua lehtësuar udhëtimin e banorëve të fshatit. Kjo iniciativë është përkrahur edhe nga rinia e rajonit të Runikut. “Sot përfundojë iniciativa e organizuar për eliminimin e 134 gropave të shëmtuara në rrugën Runik-Syriganë. Banoret e fshatit si përherë, aktivë dhe të palodhshëm. Faleminderit Naim Tahiri dhe të gjithë mbështetësve të tjerë, për këtë punë të mirë dhe të shëndoshë”, ka shkruar aktivisti rinor dhe përkrahësi i kësaj iniciative Agron Kajtazi.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …