Ambasadori amerikan Greg Delawie: ShBA do të vazhdojë të mbështesë arsimin në Kosovë

Ambasadori amerikan Greg Delawie: ShBA do të vazhdojë të mbështesë arsimin në Kosovë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, i shoqëruar nga drejtori i USAID në Kosovë, James Hope dhe përfaqësues të tjerë të Ambasadës Amerikane, me të cilët ka biseduar për zhvillimet në arsim dhe planet për ta përmirësuar gjendjen në të gjitha nivelet e arsimit. Ministri Bytyqi ka falënderuar SHBA-të për ndihmën e madhe që i kanë dhënë Kosovës në periudha të ndryshme, si dhe ndihmën që po e jep në fuqizimin e shtetit tonë, e në veçanti në sektorin e arsimit përmes organizatave të veta, të cilat janë partnerë të fuqishëm në proceset më të rëndësishme. Në një komunikate të MASHT-it, ministri Bytyqi e informoi ambasadorin amerikan për prioritetet e tij që kanë për synim të përmirësojnë gjendjen në të gjitha nivelet e arsimit, ndërsa theksoi nevojën që në këto prioritete të ketë mbështetjen e SHBA-ve. Ndërsa, ambasadori Delawie, theksoi se ShBA do të vazhdojë të mbështesë arsimin në Kosovë. Gjatë këtij takimi, ministri Bytyqi dhe ambasadori Delawie biseduan edhe për projektet e përbashkëta që aktualisht janë duke u realizuar në arsim, si dhe për programin e bursave Fulbrigh

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …