Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha: Do t'i realizojmë detyrat në afatet më të shpejta të mundshme

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha: Do t’i realizojmë detyrat në afatet më të shpejta të mundshme

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar anëtarët e Grupit Punues për Regjionin e Ballkanit Perëndimor, brenda Komitetit të Stabilizim-Asociimit, në Bruksel. Sipas komunikatës për media nga Ministria e Integrimeve Evropiane, temë e takimit ishte shkëmbimi i qëndrimeve me përfaqësuesit e shteteve anëtare të COËEB, me ç’rast, Hoxha, ka theksuar se procesi i Integrimit evropian është prioritet i institucioneve të Republikës së Kosovës, duke cekur sfidat e këtij procesi.

 “Ne kemi nevojë për përkrahjen tuaj, për realizimin e konsensusit tonë nacional, realizimin sa më të shpejt të procesit euro-integrues dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, theksoi ministrja Hoxha, duke u zotuar se detyrat tona institucionale do t’i realizojmë në afatet më të shpejta të mundshme. Ministrja u ndal në çështjet e zhvillimit ekonomik brenda prioriteteve të definuara në procesin euro-integrues  si dhe instrumentin financiar të saj, miratimin e Projektit IPA 2016, që dje mori 98 vota në Kuvendin e Kosovës, duke e quajtur të arritur të re në këtë proces

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …