Në Kosovë janë ende rreth 110 fusha të minuara

Në Kosovë janë ende rreth 110 fusha të minuara

Ani pse kanë kaluar gati dy dekada nga lufta e fundit në Kosovë ende ka hapësira me mjete të rrezikshme të pashpërthyera.  Janë rreth 110 fusha të minuara të cilat po vënë në aksion çdo ditë kompaninë e deminimit për t’i larguar ato. Pjesëtarët e FSK-së nga kompania e deminimit kanë deminuar një fushë të minuar të cilën e ka ndjekur nga afër një ekip i TV21. Në parkun e pastruar në rajonin e Ferizajt, gjatë këtij viti, ekipet e deminimit kanë gjetur 255 mjete shpërthyese, por ai që u gjet këtë ditë, nuk i përket luftës së fundit. Në nivel vendi, brenda këtij viti janë gjetur rreth 900 mina.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …