Boban Bogdanoviq

Florent Azemi, ka bërë thirrje për protestë paqësore për shkak të shqetësimeve të boshnjakëve për mungesën e sigurisë në veri

Përfaqësuesi i Lagjes së Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore, Florent Azemi, ka bërë thirrje për protestë paqësore për shkak të shqetësimeve të tyre lidhur me mungesën e sigurisë në veri. Ai  ka shprehur shqetësimin për sigurinë jo të mirë në veri të vendit dhe gjendjen e rëndë ekonomike që ka kapluar këtë pjesë të Kosovës. Azemi ka kërkuar që Prishtina zyrtare duhet të jetë e pranishme për banorët e saj, ashtu sikurse Beogradi interesohet për banorët e veriut të Mitrovicës. Ky është vetëm fillimi sepse kur Beogradi 400 km larg është i pranishëm  për banorë serb edhe Prishtina do të jetë prezentë për ne. Nuk do të heshtim më për siguri e papunësi. Në ditët në vazhdim do kemi takim edhe për rindërtim. Ju ftojë që në numër sa më të madh t’i bashkoheni protestës që të i tregojmë opinionit e institucioneve se ne jemi këtu e nuk dorëzohemi përball asnjë sfide. Me këtë rast e falënderojë mikun tone Mentor Boja për mbështetje”, ka Florent shkruar Azemi.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku pret ambasadorin e ri slloven, vlerëson mbështetjen e Sllovenisë për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e …