Kryetari i Degës së PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj, është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Këtë e ka bërë të ditur vet Kilaj me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka falënderuar PDK-në dhe kryetarin e saj Kadri Veseli për besimin e dhënë.
“Sot pranova vendimin për emërim në pozitën e zv.ministrit në MBPZHR. Falënderoj PDK-në dhe kryetarin Kadri Veseli për besimin e dhënë. Do jem në shërbim të qytetarëve dhe të gjithë atyre që i përfaqësoj”, ka shkruar Kilaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
