Voton kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, fton qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës

Voton kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, fton qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës

Kryetarja e Komisionit qendror zgjedhor, Valdete Daka votoi në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa me këtë rast ftoi qytetarët me të drejtë vote që ta marrin fatin  në duar e tyre.  Kryetarja e KQZ-së tha se në bazë të informatave që ka të gjitha materialet janë shpërndarë me kohë dhe vendvotimet rrjedhimisht do të duhej të hapeshin me kohë. “Me siguri të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë pasi informatat që i kam marrë natën të gjitha materialet janë shpërndarë me kohë”, tha ajo. Daka tha se prania e shtuar e policëve në veri është procedurë e rregullt për zgjedhjet dhe policia e ka planin e saj operativ për të vendin. Ajo tha se nuk pritet ndonjë indicet që do ta dëmtonte procesin zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …