leoni

Lombardia dhe Venetia po mbajnë referendume për pavarësi

Lombardia dhe Venetia po mbajnë referendume për pavarësi

Dy prej rajoneve më të pasura të Italisë së veriut po mbajnë referendume, në të cilat i kanë kërkuar zgjedhësve nëse duan më shumë autonomi. Lombardia, që ka edhe kryeqytetin financiar të Italisë, Milanon, si dhe rajoni i Venetos, përreth Venecias, mbajnë së bashku 30 për qind të pasurisë së vendit. Guvernatorët në të dyja këto rajone i përkasin Ligës së Veriut, që ka argumentuar se Veriu po paguan për Jugun e varfër të vendit. Një votë pro pritet në të dyja proceset, por rezultatet nuk janë të detyrueshme. Qeveria qendrore në Romë thotë se votimi është i panevojshëm, edhe pse Kushtetuta italiane i lejon ato. Referendumet, sidoqoftë, janë në kontrast të dukshëm me krizën në Spanjë, ku një nga rajonet më të pasura, Katalunja mbajti më 1 tetor referendum për pavarësinë, edhe pse Gjykata Kushtetuese e vendit e konsideroi të paligjshëm. Presidenti i Lombardisë, Roberto Maroni është përpjekur ta distancojë atë që po ndodh në rajonin e tij, nga situata në Spanjë.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …