Pas kërkëses së kryeministrit Haradinaj sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi Kosovës do të mblidhet në seancë plenare, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e vitit 2017

Sot Kuvendi Kosovës do të mblidhet në seancë plenare, në të cilën për herë të parë do ta shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017. Në këtë seancë, përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, pritet të formohet Komisioni ad-hok për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, si dhe të shqyrtohet raporti vjetor i auditimit i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …