Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti shpalli fitoren në shumicën e komunave shqiptare

Ali Ahmeti: Erdha këtu për t’ju thënë se unë ndaj vëllezërve të mi nuk bëj marrëveshje të fshehta

Në tubimet e organizuara në  fshatrat Debresh dhe Zhitoshë, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se kishte ardhur për t’i  përgëzuar për suksesin e  arritur në këto zgjedhje, por edhe për të përgënjeshtruar dezinformatat dhe shpifjet se gjoja  BDI-ja ka bërë pazare me LSDM-në për t’ia “shitur” komunën e Dollnenit: ‘Erdha këtu për t’ju thënë se unë ndaj vëllezërve të mi nuk bëj marrëveshje të fshehta. Unë marrëveshje të fshehta për të vrarë vullnetin e popullit nuk bëj. Unë atentat mbi vullnetin e popullit tim nuk bëj!’- deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i cili mbështet  kandidatin e  partisë në këtë komunë, Xhemil Qamili. Ai shprehu bindjen se të dielën do të konfirmohet fitorja për shkak se, ekziston vullneti dhe besimi i qytetarëve të kësaj ane për të bashkëqeverisur këtë komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …