Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj: Të rrugëtojmë së bashku në luftën kundër kancerit të gjirit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj: Të rrugëtojmë së bashku në luftën kundër kancerit të gjirit

Qindra qytetarë për herë të dhjetë më radhë në sheshet e Prishtinës kanë marrë pjesë në ecjen tradicionale në muajin e luftës kundër kancerit me moton “Zbulimi i hershëm = Mbijetesë”. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj se Qeveria e Kosovës obligohet që të ndihmojë në diagnosifikimin e hershëm të kancerit të gjirit përmes mekanizmave të ndryshëm. Ai duke përgëzuar organizatorët tha se kjo ecje ka për qëllim sensibilizimin e grave për të bërë kontrolla mjekësore për një diagnosifikim të hershëm të kancerit të gjirit.

 

“Është që të sensibilizojmë vetveten e secilën zonjë, secilin prej nesh që t’i paraprijmë këtij rreziku duke bërë kontrolle, pra të arrijmë tek diagnosifikimi sa më i hershëm kur ekziston ky rrezik sepse është sëmundje e shërueshme nëse identifikohet herët në kohë…Obligohemi që të bashkë rrugëtojmë së bashku me gjithë ato mekanizma, pra edhe institucionet shëndetësore por dhe mekanizma të tjerë që të ndihmojmë në diagnosifikimin e hershëm dhe të mos lejojmë që diçka që kemi mundur me e kalu, me e mundur, me mund njërën nga ne në Kosovë“, tha ai.

I pari i ekzekutivit të vendit tha se rreziku për kancerin e gjirit është i madh në Kosovë edhe për shkak të hezitimit që kanë kryesisht gratë të vendeve rurale për të bërë kontrollet me kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Më 16 maj 1999, në rrethana ende të pa ndriçuara është zhdukur nga forcat serbe, veprimtari kombëtar, Ukshin Hoti

Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti ka lindur më 17 Qershor të …