Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti e quan fushatë elektorale paralajmërimin për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti e quan fushatë elektorale paralajmërimin për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë

Paralajmërimet e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Haradinaj, i ka vlerësuar si pjesë të fushatës elektorale anëtari i kryesisë së PDK-së, dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti. Ai duke komentuar deklaratën e nënkryetarit të LDK-së, për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, ka thënë se Haziri është në fushatë për ta fituar Gjilanin. “Lutfi Haziri është duke luftuar që të jetë i pari i komunës së Gjilanit dhe aktualisht është në fushatë”, ka thënë Haliti për “lajmi.net”.

Megjithatë, Haliti ka thënë se është e drejtë e opozitës dhe deputeteve në përgjithësi ngritja e mocionit ndaj qeverisë. “Mocioni kundër qeverisë është e drejtë e opozitës e deputetëve në përgjithësi, mund të ketë kombinime pozitë opozitë dhe e është e drejtë e tyre. Në qoftë se ka një kërkesë të tillë ne duhet ta qesim në shqyrtim në seancë, në qoftë se ata arrijnë t’i kenë votat për rrëzimin e qeverisë e rrëzojnë, në qoftë se jo qeveria vazhdon”, është shprehur të shtunën Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …