Pal Lekaj: N

Lekaj: Brenda 15 ditëve do të caktohet operatori për linjën e transportit të udhëtarëve nga Prishtina në Aeroport

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se brenda pesëmbëdhjetëditësh do të caktohet operatori më i favorshëm për linjën e transportit të udhëtarëve nga qytetit i Prishtinës në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Sllatinë. Me lëshimin e kësaj linje, Aeroporti “Adem Jashari” do të bëhet me transport urban, pasi deri më tani është i vetmi aeroport në rajon që nuk ka linjë të rregullt me kryeqytetin. Ndërsa qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që aterojnë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” janë të obliguar të paguajnë taksi në vlerë prej 13 eurosh ose të asistohen nga familjarët e tyre. Lekaj ka thënë se neglizhenca e zgjidhjes së kësaj çështje për transport në drejtim të aeroportit është në sajë të mospunës së paraardhësve të tij.

 

Ai ka thënë se janë hapur të gjitha procedurat dhe së shpejti do të përzgjidhet operatori më i mirë. “Sa iu përket deklarimeve të ish-qeveritarëve, mendoj se nuk ka kuptim të komentohen sepse nuk kanë marrë veprime serioze që i kanë bazuar në implementim. Ajo që mund ta them lirshëm është se ne i kemi marrë të gjitha procedurat, se është shpallur tenderi. Tani presim procedurën ligjore, në mënyrë që të konkurrojnë operatorët ekonomikë. Pas këtyre procedurave besoj se brenda 15 ditësh do të dalim me detaje dhe do të caktohet operatori më i favorshëm ekonomik”, ka thënë Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …