Është përuruar segmenti i dytë i autostradës Prishtinë-Pejë

Është përuruar segmenti i dytë i autostradës Prishtinë-Pejë

Është përuruar segmenti i dytë i autostradës Prishtinë-Pejë, saktësisht deri në fshatin Kiev të Malishevës, pasi kishte mbetur peng i mos shpronësimit të tokave në këtë pjesë. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka premtuar se nuk do të ketë zvarritje të ndërtimit të rrugëve për fajin e Ministrisë apo shpronësimeve të tilla. Lekaj theksoi se para një muaji u kishin premtuar banorëve të asaj pjese se deri në fund të këtij muaji do të kryhet kjo pjesë e autostradës dhe përurimi i sotëm tregon se ata do të jenë të saktë në premtimet e dhëna. “Sot jemi këtu në segmentin e dytë ta quaj të autostradës Prishtinë-Pejë dhe deri në Kiev që është kryer, unë e falënderoje dhe ministren që ka marrë vendimin në kohën me të shkurt të mundshme për shpronësim, prandaj ju e dini që kemi qenë këtu në këtë segment para një muaji dhe kemi premtuar se në fund të muajit do të bëhet përurimi i kësaj rruge. Ka pritur për 16 muaj vetëm për një vendim të shpronësimit që nuk është marrë nga ish Qeveria e Kosovës. Prandaj unë iu them qytetarëve që do të jemi të saktë, atë që e themi publikisht edhe do ta realizojmë”, tha Lekaj.

Mirëpo, pikërisht sot kur Lekaj po përuronte këtë pjesë të autostradës, në autostradën tjetër që po ndërtohet, ajo Prishtinë-Hani Elezit, një punëtor i kompanisë ndërtuese ka humbur jetën. Për këtë ministri Lekaj tha se ka kontaktuar me drejtorin e projektit dhe familjarët e të ndjerit, duke kërkuar takim urgjent për këtë çështje. “Me lejoni që së pari të shpreh ngushëllime për një fatkeqësi që ka ndodhur në punishte në autostradën për Han të Elezit. Mendoj që ne duhet të jemi në këto momente afër familjes dhe unë si ministër kam vu kontakte me familjen, por edhe me drejtorin e projektit dhe kam kërkuar takim urgjent”, theksoi ai.

Lidhur me shpronësimin e tokave në këtë pjesë të autostradës, foli edhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, e cila u shpreh se nuk do të lejojnë prolongimin e ndërtimit të rrugëve për shkak të procedurave burokratike. “Jam e lumtur që jam sot pikërisht në këtë vend ku para shumë pak kohe ne bëmë shpronësimin për ndërtimin e kësaj pjese të rrugës. Të gjithë e dimë rëndësinë që ka ndërtimi i rrugëve në vendin tonë, nuk jemi vend shumë i madh prandaj nuk duhet të lejojmë prolongimin e panevojshëm të procedurave burokratike siç ka qenë edhe shpronësimi për arsye se ne duhet të ecim me hapa të shpejt”, u shpreh Reshitaj.

Ndërsa, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, tha se kjo është autostrada e dytë që po e përshkon Malishevën dhe se ky qytet do të jetë tejet e kënaqur sepse po i ofrohet qendrave tjera. Sipas tij, mundësia e lëvizjes së qytetarëve do të jenë shumë me të mira, derisa, beson se do të kenë edhe projekte tjera që do të bëhen bashkë me ministrinë.

Kontrolloni gjithashtu

Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit

Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …