Nataliya Apostolova: Ju siguroj se shtetet e reja të Bashkimit Evropian nuk do t’ju bllokojnë

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova do vazhdojë takimet me shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova do vazhdojë takimet me shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare, duke takuar kështu përfaqësuesit e NISMA-s dhe Listës Serbe.  Qëllimi i takimeve është të kuptohen prioritetet e përbërjes së re të Kuvendit, të informohen deputetët me prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme dhe të diskutohen mënyrat se si BE-ja në Kosovë mund të mbështesë deputetët në zbatimin e reformave që ndërlidhen me agjendën evropiane. Këto reforma rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe mekanizmat përkatës – Agjenda e Reformës Evropiane dhe Programi i Reformës Ekonomike etj. Takimet me NISMEN dhe Listën serbe do të mbahen sot dhe të martën.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …