Spanja fillon “gjuatjen e shtrigave” në Katalunjë, si në kohën e Inkuizicionit e të Francisco Francos

Spanja fillon “gjuatjen e shtrigave” në Katalunjë, si në kohën e Inkuizicionit e të Francisco Francos

Kriza politike në Spanjë është thelluar në mënyrë dramatike dhe u shtri përreth kontinentit, pasi Gjykata e Lartë kërkoi burgosjen e 8 ministrave të shkarkuar, të qeverisë katalanase, ndërsa një urdhër arresti u lëshua për kryetarin e rajonit, Carles Puigdemont. Ai bashkë me 4 ministra gjenden në Bruksel. I vetmi që do të gjykohet në gjendje të lirë është Santi Vila, ministër i cili dha dorëheqjen 1 ditë para se të shpallej pavarësia. Masat ndëshkimore të gjykatave spanjolle janë të destinuara të nxisin zemërim në Katalonjë, rajon i cili votoi për pavarësinë në referendumin e 1 tetorit. Separatistët reaguan menjëherë ndaj lajmit, duke kërkuar mobilizim nëpër rrugë. Me mijëra dolën në shesh, në të gjitha qytetet katalanase, për të denoncuar urdhrat e arrestit. Më e nxehtë situata ishte në Barcelonë, Girona, Badalona, Lleida dhe Tarragona.

Avokatët e ministrave të arrestuar, bënë thirrje për qetësi. “Ata janë shumë të qetë dhe u kërkojnë qytetarëve të Katalonjës, të ruajnë qetësinë dhe të përmbahen nga episodet e dhunshme”, tha Jaume Cuevillas, njëri prej avokatëve mbrojtës. Ndërkaq përfaqësuesi ligjor i liderit të shkarkuar katalanas, bëri me dije se Puigdemont ka ndërmend të bashkëpunojë me autoritetet spanjolle e belge.

Kontrolloni gjithashtu

Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

Avokati i Popullit: Kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë pensionistët

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vlerësuar se kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë …