Kryeministri Haradinaj dhe ambasadori britanez O’Connell nderojnë dëshmorët britanikë

Kryeministri Haradinaj dhe ambasadori britanez O’Connell nderojnë dëshmorët britanikë

Ambasada britanike në Prishtinë ka organizuar Shërbimin Përkujtimor pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanik, në rast kujtimi Ditën Përkujtimore të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan EkonomiaOnline. Në këtë memorial mori pjesë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha si dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, të cilët bënë nderime para këtij memoriali. Hapjen e këtij Shërbimi Përkujtimor e bëri ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, O’Connell. Ai shprehi nderimet e tij ndaj 14 ushtarëve që kanë humbur jetën gjatë shërbimit ushtarak në Kosovë. Ai tha se këta ushtarë kanë rënë për t’i sjellë lirinë Kosovës dhe tha se asnjëherë nuk do ta harrojnë kontributin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …