Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi: Marrëveshja e demarkacionit, profesionalisht e argumentuar

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi: Marrëveshja e demarkacionit, profesionalisht e argumentuar

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se vonesat e miratimit të marrëveshjes së demarkacionit, janë të dëmshme për Kosovën, pasi sipas tij demarkacioni është në rregull dhe profesionalisht i argumentuar mirë. Këtë deklaratë i pari i shtetit e bëri në hapjen e konferencës rajonale të sigurisë “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në erën e sfidave globale të sigurisë”. Vonesën e miratimit të marrëveshjes së demarkacionit, Thaçi i ka quajtur të dëmshme për Kosovën.

“Marrëveshja e demarkacionit, në gusht 2015, është e qartë, e saktë, profesionalisht e argumentuar dhe e mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare. Çdo pretendim tjetër është zhagitje, humbje kohë dhe e dëmshme për shtetin e Kosovës dhe të ardhmen eruatlantike të vendit tonë” , theksoi ai.

Përderisa Kosova mbetet e izoluar pikërisht edhe për mos miratimin e demarkacionit, kryetari tha se Kosova ka mbetur e izoluar për shkak të pengesave politike të Serbisë, përkundër faktit që Kosova është shteti më proevropian, më pro NATO dhe më pro amerikan në botë.

“Kosova është kampion në rajon edhe në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, përkundër faktit se jemi të anashkaluar, ne ende nuk jemi bërë anëtarë të Interpol-it. Kosova është shembull jo vetëm në këtë anë të Evropës për tolerancë ndërfetare dhe etnike, mirëpo ende nuk jemi bërë anëtar të UNESCO-s, për shkak të pengesave politike të Serbisë dhe shteteve tjera që e keqpërdorin UNESCO-n për qëllime politike”, theksoi kryetari, raporton KosovaPress.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …