Kryetari ​Thaçi

Kryetari ​Thaçi: Jam i sigurt se procesi zgjedhor do të jetë fer dhe demokratik

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi i ka ftuar qytetarët e Kosovës, që nesër të dalin në zgjedhje dhe me votën e tyre t’i zgjedhin udhëheqësit e komunave të tyre për katër vjetët e ardhshme. Ai është shprehur optimist se procesi zgjedhor do të jetë fer, demokratik dhe i bazuar në standardet evropiane.

“Në shumicën e komunave të Republikës së Kosovës, nesër do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash. I përgëzoj partitë politike dhe kandidatët për fushatën e dinjitetshme elektorale, kurse shoqërinë civile dhe mediat për angazhimin dhe raportimin korrekt. Jam i sigurt se procesi i nesërm zgjedhor do të jetë fer, demokratik dhe i bazuar në standardet evropiane, që tashmë i kemi vendosur si shoqëri. I ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës që të dalin në zgjedhje dhe me votën e tyre t’i zgjedhin udhëheqësit e komunave të tyre për katër vjetët e ardhshme’, ka shkruar kryetari Thaçi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …