Policia serbe heq flamurin nga lapidari tre dëshmorëve, ndëra veteranët e UÇPMB-së e rikthejnë atë

Policia serbe heq flamurin nga lapidari tre dëshmorëve, ndërsa veteranët e UÇPMB-së e rikthejnë atë

Shqiptarët në Kosovën Lindore e kanë festuar në mënyra të ndryshme festën e Flamurit, ndërsa nuk ka pasur ndonjë organizim zyrtar pasi qeveria e Serbisë nuk i ka legalizuar simbolet e pakicave.  Madje, forcat serbe kanë hequr nga lapidari i tre dëshmorëve të UÇPMB-së në fshatin Dobrosin flamurin kombëtar, duke provokuar popullatën shqiptare. Sipas banorëve të fshatit, që dikur ka qenë vendlindja dhe bastioni i UÇPMB-së, heqja e flamurit është bërë nga xhandarmëria në mënyrë tinëzare. Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-guerilëve të UÇPMB-së që pas luftës janë bashkuar rreth Organizatën së Veteranëve të Luftës, të cilët e kanë rivendosur menjëherë flamurin në vendin ku 17 vjet më parë ranë heroikisht tre dëshmorë nga Dukagjini: Eqrem Hoxha, Shkëlzen Krasniqi dhe Betim Berisha. Ndryshe, kjo është hera e dytë që forcat serbe, që gravitojnë rreth kufirit me Kosovën, që heqin flamurin kombëtar në Dobrosin. Herën e parë kur për vizitë ishte kryeparlamentari serb, për të vizituar pikën kufitare, policia e maskuar serbe kishte hequr flamurin nga varrezat e dëshmorëve. Flamuri është rivendos në një shtizë edhe më të lartë, madje shumë afër pikës së kontrollit të policisë multietnike.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …