Kryetari Thaçi: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të hyjnë në BE në bllok, që të sigurohet paqja dhe bashkëpunimi afatgjatë në rajon

Thaçi: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të hyjnë në BE në bllok, që të sigurohet paqja dhe bashkëpunimi afatgjatë në rajon

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke marrë pjesë në konferencën rajonale të organizuar nga Qeveria e Bullgarisë dhe Banka Botërore. Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë diskutuar për bashkëpunimin rajonal dhe për dinamizmin e procesit të integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Pjesë e diskutimeve të liderëve të rajonit me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian ishte edhe kompletimi i rrjetit të rrugëve dhe përmirësimi i infrastrukturës së kalimeve kufitare. Kryetari Thaçi ka thënë se të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet t’u jepet perspektivë e qartë evropiane dhe BE-ja të ketë qasje gjeostrategjike për rajonin. “Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të hyjnë në BE në bllok, që të sigurohet paqja dhe bashkëpunimi afatgjatë në rajon”, ka deklaruar Thaçi. Ai sot do të zhvillojë një takim bilateral edhe me kryetarin e Bullgarisë, Rumen Radev, me të cilin do të bisedojë për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Shëndetësia publike dhe taksa progresive, në qendër të programit të PSD-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka prezantuar prioritetet kryesore të programit politik me të …