Besimtarët e krishterë, sot shënojnë Festën e Krishtlindjeve

Besimtarët e krishterë, sot shënojnë Festën e Krishtlindjeve

Besimtarët e krishterë, sot festojnë Krishtlindjet, e cila ndryshe njihet edhe si ditëlindja e Krishtit. Ditëlindja e Krishtit shënohet më 24 dhe 25 dhjetor, ku mesha kryesore e Krishtlindjeve fillon në ora 24:00. Për nder të kësaj feste, Ipeshkvia e Kosovës organizon aktivitetet e përhershme. Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në ora 18:00 zhvillohet pritja solemne, kurse në ora 23:30 mbahet Koncerti i Krishtlindjeve nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës dhe nga ora 24:00 fillon mesha solemne. Mesha dhe ceremoni festive do të ketë edhe më 25 dhjetor.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …