Albin Kurti

Albin Kurti do të jetë kandidat për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosjes

Erzen Vraniqi nga Lëvizja Vetëvendosjes ka bërë me dije se Albin Kurti do të jetë kandidat për kryetar të kësaj partie. Në një postim në rrjetin social, Vraniqi ka treguar se ka nënshkruar pro kësaj kandidature.

“Si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, nënshkrova në mbështetje të kandidaturës së Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes. Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm kishte miratuar sot, pas verifikimit, deklaratën e tij të kandidimit, dhe tashmë ka nisur zyrtarisht grumbullimi i nënshkrimeve”, ka shkruar Vraniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti në Bratisllavë diskuton zgjerimin e BE-së, kërkon angazhim më të madh të Kosovës në reformat integruese

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, po merr pjesë në një konferencë në …