Këshilli Ekonomiko Social propozon pagën minimale prej 250 eurosh

Këshilli Ekonomiko Social propozon pagën minimale prej 250 eurosh

Për herë të parë që nga viti 2011, dje është paraqitur propozimi nga Këshilli Ekonomiko Social, për ndryshimin e pagës minimale, rrjedhimisht për rritje të saj në vlerë 250 euro. Në takimin e sotëm të KES, të drejtuar nga ministri i MPMS-së, Skender Reçica u shqyrtua propozimi i Komisionit për Financa, Ekonomi dhe Privatizim, për rritjen e pagës minimale, bazuar në kriteret e përcaktuara në udhëzimin administrativ për plotësim ndryshimin e udhëzimit administrativ nr.09/2013, për përcaktimin e kritereve për përcaktimin e pagës minimale. Propozimi mori miratimin e të gjithë parterëve të KES dhe ai do t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës për miratim.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti në Bratisllavë diskuton zgjerimin e BE-së, kërkon angazhim më të madh të Kosovës në reformat integruese

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, po merr pjesë në një konferencë në …