Kyle Scott: Qeveria e re e Kosovës duhet të jetë e gatshme për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe

Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Kyle Scott: Ushtria e Kosovës nuk është kërcënim për askënd

Ambasadori i Amerikës në Serbi, Kyle Scott e ka thënë troç midis Beogradit se formimi i Ushtrisë së Kosovës nuk përbën kërcënim për stabilitetin në Ballkan. Ai ka deklaruar se kjo ushtri duhet të formohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, dhe konsultimeve që duhet të bëhen me të gjithë partnerët. “Ushtria e Kosovës nuk është kërcënim më i madh për stabilitetin sesa ushtria e Serbisë, Bosnjës, Maqedonisë, Malit të Zi apo Greqisë”, deklaroi Scott, transmeton lajmi.net. “Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës duhet të jetë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës dhe konsultimeve me të gjithë popujt që jetojnë atje. Ne e mbështesim pavarësinë e Kosovës, dhe çdo vend ka të drejtë të zgjedhë partnerët strategjikë dhe të forcojnë sigurinë. Por ajo kërkon miratimin e të gjithë popujve që jetojnë atje”, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd. Ai ka folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka theksuar se duhet të ketë bisedime të gjata dhe dialog të drejtpërdrejtë, e gjithë fokusi sipas tij duhet të jetë në dialogun që organizohet në Bruksel. Scott është pajtuar me Vuçiqin i cili ditë më parë kishte thënë se në Serbi ka shumë mite për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …