Haradinaj: kapitullimi i Millosheviqit 20 vite me parë e ndali vazhdimin e gjenocidit, agresionit dhe spastrimit etnik

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj: Pres që Bullgaria të jetë edhe zë i Kosovës në strukturat e BE-së

Pas kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka mirëpritur marrjen e kryesimit të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Bullgaria. Ai përmes postimi ka shprehur besimin se Sofja zyrtare do të jetë një zë i Kosovës në Bashkimin Evropian, ndërkohë që vendi ynë po bën të duhurën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asoccimit.

“E mirëpres marrjen e kryesimit të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Bullgaria mike, e cila jam i bindur se do të fokusohet në përafrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në. Në këtë kontekst, pres që Bullgaria të jetë edhe zë i Kosovës në strukturat e Bashkimit Evropian. Republika e Kosovës po e bën të duhurën në zbatimin e plotë të MSA-së dhe që këtë vit të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE. Besojmë palëkundshëm në mbështetjen bullgare në këto procese. Bullgarisë i dëshiroj lidership të suksesshëm gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …