Ministri serb i Mbrojtjës, Aleksander Vulin e nis vitin e ri 2018 me kërcnim për fqinjët

Ministri serb i Mbrojtjës, Aleksander Vulin e nis vitin e ri 2018 me kërcnim për fqinjët

Ushtria e Serbisë sot është mjaftueshme e fuqishme që të jetë faktor determinues dhe pak kush mund të mendoj për atë që ta sulmojë Serbinë. Kështu e ka nisur më kërcënim për fqinjët vitin e ri 2018 ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin. Ai këtë fuqi e ka bazuar edhe në blerjen e armëve të reja nga Rusia gjatë vitit të kaluar, transmeton lajmi.net. “Një sulm eventual ndaj Serbisë do të kishte çmim të lartë”, ka thënë ai. Vulin ka shtuar se përveç blerjes së gjashtë aeroplanëve MIG nga Rusia dhe 30 tankeve të modernizuara E72, gjatë këtij viti do t’i porosisin edhe 30 mjeta të rënda të këmbësorisë. Serbia gjatë vitit që e lamë pas shpesh herë ka pasur probleme politike sidomos me Kroacinë, derisa më vendin tonë është mundur të tregojë forcë duke tentuar që ta fuste një tren provokativ në fillim të vitit, gjë që u ndaluar në momentin e fundit. Ushtarakisht Serbia dhe Kroacia janë forcuar dukshëm. Serbia ka blerë dhe po blen vazhdimisht armatim nga Rusia, derisa Kroacia nga SHBA-ja. Ndërsa Kosova ende nuk e ka e formuar ushtrinë.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …