Kryetari Bekim Jashari Uroi Festat e Fundvitit

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari ndërrimin e moteve e priti duke festuar se bashku me ata të cilët janë në orar të punës në natën e Vitit të Ri.

Kryetari Jashari vizitoi Shtëpinë e Personave të moshuar dhe pa përkujdesje familjare, po ashtu vizitoi edhe ata të cilët në këtë natë kujdesën për sigurinë tonë, Stacionin Policor, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare QKMF-Skenderaj, si dhe Zjarrëfiksat.

Për festën e Vitit të Ri 2018 Kryetari Jashari ju ka shpërndarë dhurata të gjithë punëtorëve që në natën e ndërrimit të moteve e presin në orarin e Punës së tyre, duke i uruar  një vit të mbarë dhe sa me të suksesshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …