Albin Kurti: Krimet e luftës krimet, kundër njerëzimit dhe gjenocidi janë mbi të gjitha krime të shtetit të Serbisë

Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti mohon takimin me partitë e koalicionit qeverisës për Gjykatën Speciale

Pak para se të fillojë mbledhja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke mos specifikuar, ka thënë se do të diskutohet për gjërat brenda partisë për vitin 2018. “Pikat e rendit të ditës janë për situatën politike, njëkohësisht edhe për çështjet organizative dhe përgatitjet e VV-së për vitin 2018”, ka thënë Kurti. I pyetur nëse është takuar me PAN-in për Gjykatën Speciale, siç raportuan mediat sot, Kurti ka mohuar një gje te tillë. “Absolutisht jo”, ka thënë shkurt Kurti. Ndërkaq, mbledhja e sotme e kryesisë së LVV-së erdhi pas dorëheqjes së kryetarit Visar Ymeri nga te gjitha postet drejtuese të partisë si dhe të Dardan Sejdiut.

Kontrolloni gjithashtu

Krizë energjetike në prag: KESCO pranon pamundësinë për të mbuluar kërkesën, rrezik për reduktime të energjisë

Sistemi elektroenergjetik i Kosovës po përballet me një situatë alarmante dimërore, ku rritja drastike e …