Pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka deklaruar se do ta vizitojë Kosovën, për t’i takuar qytetarët serbë. Blici serb shkruan se Vuçiç të shtunën do ta vizitojë Mitrovicën, kurse në mbrëmje të kësaj dite do të bisedojë me serbët në Graçanicë. Kurse B92 shkruan se kabineti i presidentit të Serbisë e ka konfirmuar vizitën e Vuçiçit në Kosovë. “Unë së shpejti do të jem në Kosovë, dua të flas me popullin, çfarë mund të bëjmë, edhe pse nuk kemi fuqi efektive”, ka thënë Vuçiç të martën pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, i cili u mblodh pas vrajses së Oliver Ivanoviqit.
