Krasniqi: Taksa e vendosur nga Kosova për mallrat serbe nuk është problemi kryesor për mos vazhdimin e dialogu

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit: Adresa kryesore është në Beograd

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës njëherësh kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka reaguar përmes një postimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Krasniqi ka shkruar se për këtë ngjarje, faji i ka disa adresa. “Adresa kryesore është në Beograd e pastaj segmentet ndërkombëtare të sigurisë dhe aktoret e bisedimeve të Brukselit nga pala e jonë”.

“Zhvillimet e sotme në veri të Kosovës janë pasojë e politikave të gabuara që janë udhëhequr në Kosovë pas qershorit të vitit 1999, fillimisht nga Administrata Ndërkombëtare në Kosovë e njohur si UNMIK, është vazhduar nga EULEX-i me një ndikim të fuqishëm të pushtetit të Beogradit edhe pas Pavarësisë së 17 shkurtit 2008. Në atë pjesë të Kosovës edhe sot e kësaj dite, krimi i organizuar serb ka mbetur i pa ndëshkuar. Ai krim vazhdon të prodhoj pasiguri si për shqiptarët ashtu edhe serbet e Kosovës. Oliver Ivanoviqi është viktimë e krimit të pandëshkuar serb në atë pjesë. Në ngjarjen e dhimbshme të sotshme, faji i ka disa adresa dhe adresa kryesore është në Beograd e pastaj segmentet ndërkombëtare të sigurisë dhe aktoret e bisedimeve të Brukselit nga pala e jonë”, ka shkuar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj akuzon tre ministra të Qeverisë Kurti për korrupsion

Kryetari i Partisë Sociale Demokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuar tre ministra  të Qeverisë Kurti, për …