Gjykata Speciale, demarkacionit dhe tranformimi i FSK-së në ushtri janë temat kryesore në selinë qendrore të NATO-s

Gjykata Speciale, çështja demarkacionit dhe FSK-ja janë temat kryesore në selinë qendrore të NATO-s

Nën organizimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe me ftesën e kësaj asambleje, një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, po qëndron në vizitë në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel. Gjatë ditës se djeshme, delegacioni i Kosovës ka takuar personalitete të larta në AP të NATO-s. Ndërsa gjatë ditës së sotme delegacioni i Kosovës do të takojë edhe zyrtarë të tjerë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ndër temat kryesore që po diskutohen janë: bashkëpunimi i Kosovës me KFOR-in dhe NATO-n, Gjykata Speciale, demarkacioni i Kufirit me Malin e Zi, rëndësia e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ngritja e kapaciteteve FSK-së dhe mbështetja e mëtejme e saj. Përpos Xhavit Haliti, pjesë e delegacionit nga Kosova janë edhe: Slobodan Petroviq, Time Kadriaj, Rexhep Selimi, Doruntinë Maloku- Kastrati , Ganimete Musliu, Zoran Mojsiloviq, Haxhi Shala dhe Danush Ademi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …